PD feston e 32-vjetorin, Sali Berisha mbledh mbështetësit dhe themeluesit

Kryedemokrati Berisha e festoi me një pamje tjetër këtë 32-vjetor të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi paraardhësin Basha se e ktheu PD-në në fasadë të pushtetit.

“Ai u shndërrua në dekor në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal.”

Berisha kishte edhe një ftesë për sekretarin Blinken, se e ka shpallur padrejtësisht non grata.

“Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do ta kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv ndërkombëtar më madhor në histori.”

Ai akuzoi ambasadoren amerikane Yuri Kim si guvernatore të Shqipërisë.

“Guvernatorja në një akt turpi, në një akt turpi thërriste dhe përpunonte një nga një në zyrë deputetët e forcës sime politike sikur ti kishte këtë forcë politike seksion të ambasadës së saj.”

Berisha akuzoi gjithashtu Turqinë si vend që ndikon në politikën e brendshme shqiptare.

“Nuk duhet të ketë një rol përcaktues Turqia në Shqipëri. Në rast se Turqia do marrëdhënie miqësore me Shqipërinë ta harrojë rolin përcaktues. Kanë marrë fund 500 vite rol përcaktues të saj.”

I pranishëm në mbrëmjen festive të 32 vjetorit të PD-së ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, si dhe gazetarë, pronarë mediash dhe politikanë të ndryshëm.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

PD feston e 32-vjetorin, Sali Berisha mbledh mbështetësit dhe

PD feston e 32-vjetorin, Sali Berisha mbledh mbështetësit dhe