Haradinaj: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë goditje mbi paqen

Lideri i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj tha se Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë.

“Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Postimi i plotë: 

Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.
Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t'i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!
Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur!