Ambasadori i SHBA: Dënojmë sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës, të papranueshme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar fuqishëm sulmin me bomba ndaj pjesëtarëve të EULEX-it të shtunën në afërsi të barrikadave në Rudar.

Hovenier shkruan se sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme.

Madje ai ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, sipas sistemit gjyqësor të Kosovës.

Hovenier: SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas sistemit kosovar të drejtësisë.