Lajthitjet e Petkoviç: Kurti i vetmi që do luftë, serbët duan paqe, i përgjigjemi me të gjitha forcat

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Mitrovicë, Petar Petkoviç, tha se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, është i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë dhe duke dërguar falangat e tij në veri të Kosovës.

“Ai po varros Marrëveshjen e Brukselit dhe serbët do t'i përgjigjen me të gjitha forcat agresionit të tij. Ai është ai bandit që kërcënon dhe rrezikon jetën e njerëzve çdo ditë, ndërsa Beogradi dhe populli serb duan paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”, ka shkruar Petkoviç në Facebook.

Ai theksoi se popullit serb po vuan nga terrori i Kurtit, të cilin nuk do ta tolerojë më dhe tha se populli serb do t'i përgjigjet me të gjitha forcat agresionit të Kurtit, i cili tani po prek edhe fëmijët më të vegjël në kopsht.

Deklarata të tilla vijnë nga Beogradi, ndërkohë që në Veri kanë qenë grupet serbe ato që kanë sulmuar me maska gazetarë dhe policinë e Kosovës.