Majko: Mos e nënvlerësoni Vuçiçin, po mundohet që në veriun e Kosovës të zhvillojë "skenarin" e Donbasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 12:53
Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që po zhvillohet në Veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Aleksandër Vuçiç nuk duhet nënvlersuar dhe se në veriun e Kosovës po zhvillohet një skenar i ngjashëm si me Donbasin në Ukrainë.
Majko: Serbia ka filluar një "lodër" të vjetër në kushte të “reja" me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet "skenari" i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!

