Kurti: Serbia po kërcënon me agresion ushtarak, nuk kërkojmë konflikt, bandat po sulmojnë policinë
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për situatën e tensionuar të krijuar në veri të vendit, për shkak të sulmeve nga pala serbe.
Ai shkruan se presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin e Kosovës.
Kurti thekson se kosova nuk kërkon konflikt, por dialog e paqe dhe ka qartësuar se Kosova do të mbrohet me forcë dhe devotshmëri.
Kurti: Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet - me forcë dhe vendosmëri. Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me NATO dhe KFOR, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore.
