Bërnabiq i reagon Borrellit: Serbët në barrikada janë paqësorë

Situata në veri të Kosovës është e tensionuar. Lidhur me zhvillimet e fundit kanë reaguar jo vetëm qeveritarë të Kosovës e Serbisë por dhe përfaqësues ndërkombëtar. 

Përmes një reagimi në Twitter Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se BE-ja  nuk do të tolerojë sulme të tilla dhe se barrikadat duhet të hiqen menjëherë, derisa ka kërkuar që të shmanget përshkallëzimi. 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së  Borrell. Kryeministrja serbe deklaroi se kjo i duket interesante.

 “Interesante, ata nuk janë aq të zëshëm për paligjshmërinë e arrestimit të serbëve, për shembull Dejan Pantiqit, i cili u arrestua dje pa asnjë provë, apo kur policia e Kosovës shkel marrëveshjen e Brukselit duke hyrë të armatosur në komunat me shumicë serbe në veri me pushkë/tyta të gjata”, shkroi Bërnabiq në rrjetet sociale.

“Ata njerëz në barrikada shprehin qartë protestën e tyre dhe e bëjnë në mënyrë paqësore”, pretendon  qeveritarja serbe.

“E vetmja mënyrë me të cilën mund të dëgjohen, për fat të keq, është në barrikada”,  thotë Bërnabiq.