Xhaka e Shaqiri iu dukën nacionalizma, por për sulmet në veri të Kosovës pse nuk ka reaguar Rama?

Kryeministri Edi Rama kur u pyet nuk reagoi lidhur me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin tha se nuk është kryeministër i Zvicrës dhe nuk donte t’i frynte zjarrit të nacionalizmit.

Rama: Pse të flisja? Nuk jam kryeministri i Zvicrës. Do i fryja zjarrit të një nacionalizmi, më falni për shprehjen qesharak që është dhe sa i rrezikshëm. Është për të ardhur keq si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë qytetarë të nderuar të denjë të atij shteti që për shkak të kombësisë të tyre të përdoren si mish për top për lojë luftërash ballkanike.

Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur shpërthime dhe sulme me armë zjarri në Veri të Kosovës, por kryeministri Rama akoma nuk ka reaguar për këto zhvillime.

Duket se kryeministri mund ta gjejë kohët për të reaguar edhe për konflikte botërore apo shkëmbime të burgosurish mes SHBA dhe Rusisë, por jo për sulmet në Kosovë.

Madje, shumë politikanë serbë kanë bërë deklarata të forta kundër Kosovës, ndërsa presidenti Vuçiç ka kërkuar vendosjen e forcave serbe në këtë vend.

Nëse me Xhakën dhe Shaqirin, Rama nuk donte tu frynte zjarreve nacionaliste, po në këtë rast çfarë justifikimi ka që akoma nuk ka reaguar për këto sulme?