Kurti: Mbrojmë Kosovën me forcë, paraardhësit e mi bënin marrëveshje me kriminelë
Albin Kurti akuzoi paraardhësit e tij ne qeverinë e Kosovës, se kanë bërë marrëveshje me kriminelet serbe dhe lanë veriun në situatë paligjshmërie. Ai u zotua se nuk do të zvarrisë vendimet pa fund duke thënë se dhe shtyrjeve u skadon afati, ndërsa u bëri thirrje serbeve të Kosovës të refuzojnë urdhrat e Beogradit.
Albin Kurti garanton qytetaret se do te mbroje republikën e Kosovës me force dhe vendosmëri, ndërsa tensionet ne veri te vendit nuk u shuan as me shtyrjen e zgjedhjeve për me 23 prill.
Ai tha se po bashkëpunonin me KFOR-in për të zgjidhur situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore. Pas një mbledhje te jashtëzakonshme te këshillit të sigurisë kombëtare, kryeministri i Kosovës me Ministrin e Brendshëm ne krah fajësoi qeveritë e kaluara për situatën ne Mitrovice.
Kurti: Me kriminelë si Radoçiçi dhe Veselenivoçi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës, edhe për të blerë qetësi në veri të vendit, ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, targat ilegale të Serbisë, mos pagesa e taksave as lokale e as qendrore, mospagesa e furnizimin me ujë e energji. Kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese dhe detyrimeve ligjore, andaj një situatë e tillë padyshim që është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues siç është Republika e Kosovës, ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm.
Ai u bëri thirrje serbëve te Kosovës te mos dëgjojnë thirrjet për agresion të Beogradit.
Kurti: Unë i ftoj të gjithë serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me neve, të jetojnë bashkë me neve, të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve. Serbia dëshiron kthim në kohën e luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike, prosperuese e evropiane.
Edhe në këtë situatë tensioni ne veri, Albin Kurti tha se është i gatshëm për marrëveshje finale dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me synim njohjen reciproke.
Kurti: Unë jam i gatshëm, i interesuar që sa më parë ta bëjmë një marrëveshje finale dhe t’i normalizojmë plotësisht marrëdhëniet, natyrisht me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.
Por rezultati i takimeve sipas kryeministrit varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
