Situata e tensionuar në veri, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit me sulmet serbe.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë do të ketë konferencë për media, ku do të paraqiten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Konferenca është paralajmëruar për ora 12:30.


Mbledhja do të mbahet në kuadër të sulmeve me bomba dhe nga persona të maskuar në veri, ku përpos policisë së Kosovës është sulmuar edhe EULEX.

Nga ane tij Kurti është shprehur se Serbia është duke kërcënuar me agresion ushtarak dhe siguroi se nuk do konflikti, por do ta mbrojë me forcë Kosovën.