Grenell bëhet avokat i Serbisë: Kurti po bën kërdinë, SHBA të jenë më të ashpra ndaj tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 08:37
Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka bërë të ditur sonte se kryeministri Albin Kurti, po krijon kaos në veri të Republikës së Kosovës.
Ai madje i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të bëhet më i ashpër me të.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon në mënyrë të njëanshme kaos në veri dhe po përpiqet qartë të largojë vëmendjen e popullit të Kosovës nga politika e tij katastrofike ekonomike”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kosovo PM @albinkurti is creating unilateral chaos in the North and clearly trying to distract the people of Kosovo from his disastrous economic policies.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 10, 2022
The Quint Ambassadors’ statement on the postponement of elections is reactive, slow and weak.
