Shtyrja e zgjedhjeve në veri, Ambasadori amerikan: Angazhim konstruktiv i Osmanit dhe partive politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier shprehet mirënjohës ndaj presidentes Osmani dhe zyrtarëve të partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Hovenier ka publikuar deklaratën e plotë të Ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e BE-së, të cilët mirëpriten vendimin e sotëm të institucioneve për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

“Vendimi konstruktiv avancon përpjekjet për të ndihmuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, është bërë e ditur në njoftimin e ambasadave të QUINT-it.