Pak para sfidës Bylisi-Laçi shembet muri i stadiumit në Ballsh, zë poshtë disa makina (Video)

Skuadrat Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të "Abissnet Superiore".

Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit.

Një pjesë e rrethimit të stadiumit "Adush Muça" është shembur për shkak të shirave që kanë renë orët e fundit.

Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.