Rrëshqitje dherash pranë Tunelit të Murrizit, bllokohet lëvizja në Rrugën e Arbrit

Është bllokuar ditzën e sotme qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen.

Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

Ndërkohë që reshtjet e orëve të fundit ka bërë që në shumë qytete të vendit të ketë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Rrëshqitje dherash pranë Tunelit të Murrizit, bllokohet

Rrëshqitje dherash pranë Tunelit të Murrizit, bllokohet

Rrëshqitje dherash pranë Tunelit të Murrizit, bllokohet