Rrezikon ta zërë shtëpia brenda, banesa mund t'i shembet, nuk e rikonstrukton dot se e ka pa leje

Në këtë ndërtesë që rrënohet dita-ditës jeton i vetëm e në mjerim Besnik Allushaj.

69-vjeçari nga Vlora banon aty prej 35 vitesh.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk disponon dokument për këtë shtëpi. Ka aplikuar për ta legalizuar por dosja fle ende në Kadastër.

“Nuk po e legalizojmë, edhe pse fitohet falas automatikisht.”

Mungesa e hipotekës e pengon të nis rikonstruksionin që është nevojë urgjente pasi shtëpia rrezikon shembjen.

“Po bie soleta. Po nuk u legalizua kjo, nuk ndërhyhet. Më mirë pranoj ligjet se sa të futem në burg.”

Babai i katër fëmijëve thotë se mungesa e një banese me kushte normale është bërë shkak për divorcin nga bashkëshortja.

“Jetoj vetëm sepse për shkak të kësaj jam shkatërruar edhe me familjen.”

Shqetësim për 69-vjeçarin është edhe gjendja ekonomike por e vetmja kërkesë që ka për institucionet është dhënia e dokumentit të pronësisë.

Banesa përpara viteve 1980 ka qenë fabrikë e tekstileve dhe metrazheve në qytet.

Pas shkrirjes së saj në të u strehua familja Allushaj, e cila 42 vite më pas nuk mund të marri ende dokumentet e pronësisë.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Rrezikon ta zërë shtëpia brenda, banesa mund t'i shembet,

Rrezikon ta zërë shtëpia brenda, banesa mund t'i shembet,

Rrezikon ta zërë shtëpia brenda, banesa mund t'i shembet,

Rrezikon ta zërë shtëpia brenda, banesa mund t'i shembet,