Shirat bllokojnë rrugët dhe përmbytin vendin, Shkodra dhe Lezha më të prekurat
Rruga e Arbrit u bllokua më shumë se një orë në afërsi të Tunelit të Murrizit për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu nga mali.
Për të larguar dheun e gurët nga rruga u kërkua ndërhyrja e fadromave.
Shiu nxori edhe një herë në pah problematikat e të ashtuquajturit super investim i qeverisë për qarkun e Dibrës.
Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.
Rrëshqitjet e dherave e gurëve pas reshjeve janë shqetësim edhe në rrugën e Kombit, kryesisht në zonën e Repsit në Mirditë nga ku vijnë këto pamje.
Fshatra të izoluar dhe rrugë të mbuluara nga inertet janë pasojat e stuhisë në Jug.
Këto pamje vijnë nga Lagja Gërhot në Gjirokastër.
Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbysjet edhe në veri të vendit.
Rreth 400 hektarë tokë në Shkodër dhe 200 të tjera në Lezhë janë nën ujë.
Dalja e lumit Ishëm nga Shtrati ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë edhe në Bashkinë e Krujës.
Probleme në rrugë dhe mungesë energjie ka në shumë zona nga jugu në veri.





