109 djem për 100 vajza, “Tjetër herë me vajzë” synon zhdukjen e abortit selektiv
Raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri po shkojnë drejt normalizimit. 109 djemtë për 100 vajza janë shifrat e viteve të fundit. Për ekspertët ky ndryshim vjen për shkak të ndërgjegjësimit, por edhe nga fakti se çiftët e reja synojnë të kenë vetëm një fëmijë.
Raporti gjinor i lindjeve në Shqipëri ka ndryshuar në 109 djem për 100 vajza. Shifra aktuale duket se tregojnë një ndërgjegjësim të popullatës sa i përket abortit selektiv.
Elsona Agolli analiste e programit të çështjeve gjinore në UNFPA thotë se përmes fushatës “Tjetër herë me vajzë” synohet të arrihet norma natyrore.
“Kemi një përmirësim me raportin gjinor. Pra kemi 109 djem me 100 vajza në shoqërinë tonë, ndërsa raporti natyror është 100 me 105.”
Përveç ndërgjegjësimit, vlerësohet edhe fakti se çiftet e reja gjithmonë e më shumë po kërkojnë të kenë vetëm një fëmijë.
“Njerëzit po fokusohen tek rëndësia e të pasurit fëmijë.”
Zonat periferike janë ato që e kanë ende të theksuar abortin selektiv. Ngjashëm paraqitet situata edhe në vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.
“Maqedonia, Kosova dhe Mali i zi përjetojnë të njëjtën praktikë të dëmshme si ne.”
Në kuadër në 16 ditëve sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore aktivistët kërkojnë të ndërgjegjësojnë për të parandaluar dhe dhunën fizike ndaj vajzave dhe grave.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
