Situata në Shkodër, rreth 400 hektarë nën ujë, disa fshatrat pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 09:50
Në territorin e Bashkisë Shkodër janë nën ujë vetëm 400 ha në njësinë administrative Ana e Malit.
Në këtë zonë ndikojnë edhe prurjet e një përroi nga Mali i Zi.
Ndërkohë në njësite e tjera nuk raportohen probleme deri në këto momente.
Ajo që është vënë re në këto orë të fundit është rritja e nivelit të liqenit që tregon për prurje nga zonat malore.
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër sipas raportimeve të orës 08.00 është si më poshtë:
Kuota Drin 6.00 me rritje 60 cm - Kuota Liqen 7.95 me rritje 50 cm.
Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura një sipërfaqe prej 400 hektarësh.
Pa energji elektrike janë pjesa më e njësisë administrative Ana e Malit si dhe fshatrat Beltojë Mali Hebe në njësinë Berdicë.
