SPAK çon për ekspertizë edhe 3 dronë e 2 Hard-Disqe të Erjon Alibejt, si dhe 1 celular të vëllait të vrarë

SPAK çon për ekspertizë tre drone dhe dy Hard-Diskë të Erjon Alibejt si dhe  një celular të vëllait të vrarë ne vitin 2019. Për hetimin e vrasjeve te bujshme ne Elbasan e Durrës, prokuroret po kërkojnë gjurmë nga pajisjet teknologjike te Alibejt. Sipas deshmise se Nuredin Dumanit, ai porositi dhe ekzekutimin e një polici për hakmarrje ndaj masakrës se Bradasheshit.

Tre dronë të kapur nga SPAK, në banesën e Erjon Alibejt i njohur si (Krymi), janë çuar për ekzaminim kompjuterik në laboratorin e policisë kriminale. 

Dronët i përkasin markave të ndryshme, por prokurorët dyshojnë se përmes kësaj teknologjie, Alibej, mund të ketë kryer filmime nga distanca për elementë të ndryshëm në Elbasan, që ai i konsideron kundërshtarë.

Në bazw tw dëshmisë sw Nuredin Dumanit ai dyshohet të jetë porositësi për vrasjen e efektivit Krenar Guçe.  "Ora News" mëson përmes burimeve të SPAK, se veç tre dronëve, për ekzaminim janë dërguar dhe dy Hard-Disqe, për gjetje te materialeve kompromentuese.

Por hetimi i SPAK për ekzaminimin e aparaturave teknologjike, është shtrirë nga viti 2019, kur në 29 Dhjetor, mbeti i vrarë vëllai i Erjonit, Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi Turk, Erdal Durunay. 

Tre telefonat e këtyre personave, janë dërguar për ekzaminim, me qëllimin e gjetjes së bisedave apo fotografive dhe videove që i shërbejnë hetimit.

Përveç këtyre personave, SPAK ka kërkuar në muajin Nëntor ekzaminimin dhe celulareve të dy bashkëpunëtorëve të prokurorisë, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani dhe personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit "Golden Bullid".

Hetimet për këtë çështje janë shtyrë deri në Maj 2023, ndërsa SPAK dhe policia e Shtetit megjithëse kanë kryer disa operacione, ende nuk kanë kapur personat kryesorë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit nëntor 2022 nga ana e SPAK dhe oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë marrë në pyetje 8 persona, mes te cilëve të afërmit e viktimës Andi Zylyfi. 

"Ora News" mëson se deklarime para oficerëve të BKH-së ka dhënë dhe Filip Gjeloshi cili shpëtoi një atentati në Tiranë të organizuar nga Ardian Uzuni dhe Henrik Hoxha.  

Gjithashtu në pyetje janë marrë tre personat e arrestuar Agim Gjini, Agron Qoli dhe Petrit Qoli të cilët kanë dhënë shpjegime për vrasjen e Ervis Dedës dhe nënës së tij, Fatmira Deda në Durrës.

SPAK gjatë kësaj kohe ka pyetur dhe Xh. Liçin, B. Deda dhe Sh. Subashi, të cilët kanë dhënë shpjegime të cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e faktit kriminal.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.