Situatë e vështirë në Gjirokastër, çahet diga në fshatin Hundëkuq, disa zona pa energji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 09:57
Është krijuar situatë kritike në Njësinë Administrative Odrie Bashkia Gjirokastër.
Çahet diga që mban përroin në fshatin Hundëkuq. Për pasojë kërcënohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat, e cila deri tani është e kalueshme.
Ditë më parë kjo digë u sistemua përmes një skrapi. Ndërkaq probleme paraqet edhe rruga rurale mes dy fshatrave ne Labove ku ka rrëshqitje në afërsi të ish shkollës.
Punonjës të Bashkisë gjenden ne vendngjarje ku po merren me vlerësimin e mëtejshëm të situatës.
Ndërkaq mungon energjia elektrike në të katër fshatrat e kësaj Njësie Administrative, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë dhe Andon Poçi.
