Vaji ullirit nuk po shitet, fermerët: S’ka treg, po e shesim më lirë edhe se vaji i lulediellit
Pamja e kësaj fabrike është dëshmi se prodhimi i ullirit këtë vit ishte i mbarë.
Fermerët e Rroskovecit po kthejnë në vaj ullinjtë që kanë vjelë.
Nuk mund t'i gëzohen produktit që marrin pasi hall të madh kanë shitjen e tij.
Treg nuk kanë gjetur.
“Kemi bërë po nuk ka treg. E marrim në shtëpi sepse nuk kemi ku ta çojmë.”
Po e tregtojnë më lirë edhe se vaji i lulediellit.
Fermerët thonë se në disa raste janë detyruar ta shesin edhe me 350 lekë litrin.
“350 është ulur. Është më lirë se vaji i lulediellit.”
Disa kanë ende vaj nga viti i shkuar.
Në mungesë të pikave të grumbullimit mundohen ta shesin te të njohurit.
“Meqë kemi ullinj të rinj, nxjerr 350 kg në vit. Tregun e kam gjetur me miq.”
Të gjendur përballë vështirësive, në mungesë të tregut dhe politikave që stimulojnë prodhimin vendas fermerët i kanë sytë nga shteti.




Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
