Reshje e rënie gurësh, qarkullimi i rrezikshëm në disa pika të rrugës së Shkopetit

Reshjet e shiut kanë përfshirë sot të gjithë vendin, duke krijuar probleme të ndryshme.

Probleme janë krijuar dhe në aksin kombëtar Skuraj-Burrel.

Në disa pika të segmentit të Shkopetit deri në afërsi të urës së Ulzës ka patur rënie të vazhdueshme gurësh nga mali.

Kjo ka bërë që qarkullimi në këtë rrugë nacionale të jetë i rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve të cilët janë përballur në befasi në kthesa me gurë që kanë ngushtuar rrugën.

Ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, qarkullimi sa vjen e vështirësohet akoma më shumë.