Vjen reagimi i parë nga qeveria, Xhaçka si ndërkombëtare: Dënojmë fuqishëm sulmet në veri të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 14:40
Ka reaguar më në fund edhe një përfaqësues i qeverisë shqiptar e lidhur me sulmet serbe në veri të Kosovës qysh nga mbrëmja e djeshme.
Ka qenë ministrja e Jashmte Olta Xhaçka ajo që shkruan se i dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës dhe se bashkohet me thirrje për heqje barrikadash.
Xhacka: Dënojmë fuqishëm sulmet në veri të Kosovës ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës. Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe në veri. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

