Sulmi me grusht/ Berisha: Gerti Shehu mjeran që mori strajcë me lekë, do ishte fatkeqësi nëse do i merrnin shpirtin

Kryetari i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët si mundi të ruante durimin dhe të parandalonte një përshkallëzim të situatës pas grushtit në protestën e 6 dhjetorit.

“Ai ishte mjeran. Do ishte fatkeqësi nëse do i merrnin shpirtin. Kishte marrë një strajcë me para për aktin. Kaq. Nuk përbën problem ai, por ai që ka dhënë strajcën. Dhe Edi Rama dëshmoi se është ai, pra shteti. Gjërat nuk më dalin jashtë kontrollit. Deklarova se siguri e samitit përbënte përparësi për ne”tha Berisha.

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gert Shehun, 31 vjeçarin i cili në protestën e 6 dhjetorit 2022 hyri mes turmës dhe goditi me grusht Sali Berishën.

Pasi goditi me grusht Berishën një grup njerëzish e truproje të tij e neutralizuan dhe goditën 31 vjeçarin. Nga dhuna e shkaktuar ai ndodhet në spitalin e Traumës.