Berisha: Lefter Koka kurban i Ramës e Veliajt, gjersa nuk flet le të rrijë aty. Do vazhdojmë revolucionin

Kryetari i PD-së është i bindur se koka e aferës së incineratorëve është kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish ministri i Financave Arben Ahmetaj

“Lefteri është vetëm kurbani i Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe Erion Velisë. Por gjersa Lefteri nuk flet le të rrijë aty. Por e vërteta është që paratë Lefterit ia ka çuar Edi Rama me Ahmetaj se nuk kishte asnjë qindarkë Lefteri” tha Berisha sot në konferencë me gazetarët në selinë e PD-së.

A do të hyni në zgjedhje me Ramën e kryeministër dhe në fund do të thoni sërish “na vodhi zgjedhjet”

“Unë e njoh Ramën më shumë se kushdo se jam dhe mjek. Kjo betejë është për votën e lirë dhe jo karrigen e Sali Berishës" tha Berisha.

Ish ministri i Mjedisit dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako dhe të tjerë janë në burg si të përfshirë në aferën e incineratorëve të Elbasanit e Fierit. 

A do të hyni në zgjedhje me Ramën e kryeministër dhe në fund do të thoni sërish “na vodhi zgjedhjet”

“Unë e njoh Ramën më shumë se kushdo se jam dhe mjek. Kjo betejë është për votën e lirë dhe jo karrigen e Sali Berishës. Ne nuk themi do të rrëmbejmë armët e të rrëzojmë regjimin, jo. Do e rrëzojmë me protestat dhe larminë e mosbindjes civile. Por revolucionet nuk vdesin kurrë”