Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në Gjirokastër

Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në

Një hetim diamujor ka çuar në arrestimin e tre personave që u kapën në flagrancë duke transportuar 70 kg kanabis në Gjirokastër.

Me finalizimin e operacionit të koduar "Sateliti" u arrestuan:

M. Ç., 37 vjeçe dhe S. Rr., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër;

F. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë - Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin Sotir Rroshi, dhe pasagjere shtetasen Maria Çaushi. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg," njoftoi policia.    

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Fernando Toska, i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në Po transportonin 70 kg kanabis, në pranga tre persona në