KQZ gjobit PS, PD e PR për tejkalim të financimeve gjatë fushatës së vitit 2021, shpëton PL

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjobiti disa parti politike për shkak të tejkalimeve financiare, gjatë fushatës elektorale per zgjdhjet e pjeshme vendore të vitit të kaluar.  

Partia e kryeministrit Rama u ndëshkua ne 5.5 milionë lekë, vlera më e madhe e gjobës. Ndërsa Partia Demokratike duhet të kthejë 700 mijë lekë.

"Marrja e masës administrative gjobë për PS në masën 5.5 milion lekë. PR gjobitet me 500 mijë lekë. PD gjobitet me 600 mijë lekë. Partia Social Demokrate duhet ti kthejë KQZ-së 1.629.360 lekë pasi ka marrë para nga Buxheti i Shtetit dhe nuk i ka shpenzuar." 

Ndërkaq Partia Fryma e Re Demokratike duhet ti kthejë KQZ-së shumën e marrë për fushatën elektorale pasi kjo force politike nuk është pjesë e parlamentit.

"Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar duhet të kthejë 55.166.74 lekë. Partia Fryma e Re Demokratike duhet ti kthejë KQZ-së shumën prej 485.332 lekë" 

Nga KQZ nuk janë ndeshkuar vetëm partitë politike por edhe disa media të cilat tejkaluan limitin e transmetimit të reklamave për fushata zgjedhore.

E vetmja force që respektoi buxhetin e vendosur në fushatë ishte Partia e Lirisë, e cila i shpëtoi gjobës. Keto sankisione të ndermarra nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve mund të apelohen nga subjektet e gjobitura.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.