Rama në Bruksel: Rajoni dhe BE kundër ndikimit rus, hoqën qafe Stalinin tani po i hyjnë nga dera e pasme

Kryeministri Rama ishte sot në Bruksel në mbledhjen e bërë pas samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Në fjalën e tij Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit dhe BE-së me rajonin për të shmangur ndikim rus.

"Në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm dhe rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk do tia dijë për Rusinë pasi kishim Stalinin deri në 90. E hoqën qafë më parë dhe tani po i hyjnë nga dera e pasme.

Kjo është arsyeja pse duhet që rajoni të mbahet bashkë dhe BE-ja gjithashtu me rajonin.  

Sepse ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus që janë shumë aktive të kombinuara  me një qasje jo shumë aktive nga BE atëherë gjërat mund të përfundojnë në telashe. Bëhen problematike nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e përtej kësaj hapsire.

Edhe Serbia tha ai është e përfshirë deri tani jo plotësisht kur vjen fjala për sanksionet por kur vjen puna për të mbajtur të njëjtën linjë me SHBA-në për dënimin e agresionit rus është mirëfilli pjesë," tha Rama.