Rama në 'delir' në Bruksel: Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri, sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre
Kryeministri Edi Rama u shfaq në delir në Bruksel një ditë pas Samitit mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor që u mbajt në Tiranë. Në sesionin e diskutimit rreth Samitit, Rama tha se Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri, ndërsa shtoi se Shqiptarët sollën buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Një ditë pasi priti në Tiranë krerët e vendeve të Bashkimit Evropian, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq i ekzaltuar në Bruksel, ku mori pjesë në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Rama se Shqipëria arriti t’i sillte buzëqeshje në fytyrë liderëve të BE-së.
"Kur më pyeti dikush pak kohë më parë “çfarë Shqipëria do t’i sjellë Evropës”, i thashë “mund t’i sjellim pak buzëqeshje.” Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Mendoj që është shumë më e thellë se sa ajo që duket. Ne jemi shumë besnikë dhe kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Këto dy gjëra janë shumë të nevojshme në BE," tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë. Ai shtoi se Shqipëria është vendi më proevropian në kontinent.
"Samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme historike. Në Kanunin tonë. ligjin zakonor ka një pjesë shumë të rëndësishme ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Kjo nënkupton që çdo mik është vullneti i Zotit dhe duhet ta mirëpresësh. Dje Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri. Ishte një sinjal i qartë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa nevojë Ballkani Perëndimor për ne," tha Rama.
Ndërsa kryeministri në detyrë i Malit të Zi, i cili nuk ishte i pranishëm në Tiranë, teksa vlerësoi Samitin tha se ishte mirë që shumë udhëheqës evropianë shkuan në Tiranë për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor.
"BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë, që duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor mendoj që të gjithë do të humbasin,” tha Abazoviç.
Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit u mblodhën të martën në Tiranë në një samit historik, i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
