Dritat e festës u heqin “zymtësinë” qyteteve shqiptare

Siç e do tradita, thuajse të gjitha qytetet në vend ndezën dekorin festiv të festave të fundvitit.

Është periudha më e bukur e Vitit. Dritat e festës u ndezën. Shkodra merr një tjetër atmosfere.

Edhe Fieri ndezi dekorin festiv mbrëmjen e 6 Dhjetorit, nën tingujt e muzikës dhe praninë e fëmijëve, që më së shumti i gëzohen festave të fundvitit.

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur në Lezhë.

Ceremonia e ndezjes së dritave të pemës bëri bashkë në sheshin "Gjergj Kastrioti" dhjetra qytetar të cilët sfiduan motin me shi.
Javët festive nisën edhe në Elbasan.

Poll

Pema e Krishtlindjes është vendosur në qendër të qytetit, ndërsa rrugët e sheshet kryesore po ashtu janë zbukuruar.
Nuk mungojnë lodrat dhe argëtimet për fëmijët.

Dekori festiv dhe Pema e Krishtlindjes, sipas traditës hiqet më 6 Janar.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.