“KE me plan veprimi për migracionin” Von del Leyen: Sfidë e përbashkët, mbështetuni tek ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 17:02
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tregoi se në samitin e ditës së sotme të mbajtur në Tiranë është trajtuar dhe çështja e migracionit.
Leyen tha se “Komisioni Europian ka propozuar një plan veprimi pikërisht dhe për të rritur bashkëpunimin tonë reciprok për migracionin”.
Charles Michel: E ardhmja më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE
6 Dhjetor, 16:17
Von del Leyen: Një çështje tjetër që ne diskutuam sot është migracioni. Këtu bëhet fjalë për menaxhim të migracionit në formë të përbashkët, ndaj Komisioni Europian ka propozuar një plan veprimi pikërisht dhe për të rritur bashkëpunimin tonë reciprok. Mund të mbështeteni tek ne, ne do t’ju japim mbështejten e duhur për menaxhimin e kufirit për procesin e azilit, kjo është një sfidë e përbashkët dhe ne këtë duhet ta menaxhojmë së bashku.



