Rama: Paratë e BE janë, duhet të bëjmë projektet e duhura

Rama: Paratë e BE janë, duhet të bëjmë projektet e

Krerët e Bashkimit Europian treguan pse zgjodhën Tiranën për të mbajtur Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se kryeqyteti dukej vendi i duhur.

Michel: Tirana sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky takim këtu. Tirana dukej si vendi i duhur, ishte mbresëlënëse si u bë gjithë kjo gjë. Nuk është kaq e lehtë, kemi përvojën tonë në Bruksel. Kemi një sinjal shumë të qartë që i përçojmë të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, nga ana tjetër foli për investimet europiane në rajon.

Von Der Leyen: 85 mln euro është një mbështetje e drejtëpërdrejtë buxhetore brenda paketës 500 mln euro. Ka një sërë projektesh që po financohen me 500 milion euroshin tjetër. 6 projektet që miratuam dje janë 120 milion euro. Disa prej projekteve është një central i madh foltovoltaik në Shqipëri. Nuk i mbaj mend të gjitha projektet.

Nga ana tjetër Rama tha se paratë janë por rajonin i duhet vetëm të paraqesë projektet e duhura.

Rama: Mënyra ballkanike për të folur për Tiranën është se jemi më të mirët, më të vjetrit, më besnikët. Por unë nuk e mendoj dhe nuk e them këtë. Për ta ishte vendi më i mirë për të qenë duke qenë se është vendi më proeuropian në Europë bazuar na barometrin europian dhe jo opinionin tim. Do të shtoja dhe se Tirana është kaq e bukur. Nëse Mark Rutte i tha dje shtypit holandez se kjo është aventura më emocionale e këtij viti për BE imagjinojeni tani që ta thuash pak më butë sa e bukur është.

Lidhur me paketën ju e dini që ka një paketë tjetër që mbështetet në projekte. Kemi një sërë projektesh për të cilat jemi gati të aplikojmë, njëri është tubacioni gazsjellës që do lidhë Fierin me Vlorën. Ballkani ka potencial të madh për tu shndërruar në një qendër të mirëfilltë për të ndihmuar qendrën e Europës për të dalë nga varësia ruse. Shqipëria ka një potencial dhe rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë drejtim. BE nuk jep para dhe të thotë merri se je më i mirë, më i vjetri dhe të duam. Paratë janë por duhet të bëjmë projektet e duhura, të përmbushim kriteret e duhura dhe më pas të marrim  paratë. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje ta bëjmë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama: Paratë e BE janë, duhet të bëjmë projektet e
Rama: Paratë e BE janë, duhet të bëjmë projektet e
Rama: Paratë e BE janë, duhet të bëjmë projektet e