Zhupa: Edi Rama tregoi sot se është bastard politik, përdori grushtin kundër nesh dhe demokracisë

Deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se Edi Rama tregoi sot se është bastard politik, përdori grushtin kundër nesh dhe demokracisë.

Zhupa: Edi Rama e tregoi sot se është një bastard politik, duke përdorur grushtin. Atë grusht e kishte ndaj nesh dhe lirisë, protestës e demokracisë. Do ta marri përgjigjen pas një qind fish. Ne jemi sot këtu sepse e dimë se heshtja e vret demokracinë. Ne me zërin tonë do të themi si në vitin ’90 se e duam Shqipërinë si gjithë Evropë, vend të lirë dhe demokratik. Si mundemi ne që t’i rikthemi në vitin 2022 emigrimit. Ne duhet të shkojmë në Evropë me dinjitet me viza, ashtu sikurse e arriti PD.

BE-ja sot i thotë jo pastrimi të parave të pista dhe amnistisë fiskale. Rama i fton paratë e pista që të pastrohen në vendin tonë. Rama ai thotë po pasaportave të arta për kriminelët, ndërsa BE i thotë. BE i thotë jo koncesioneve pa garë, ndërsa Rama portin strategjik të Durrësit ia jep një kompanie off-shore. Rama si anti shqiptar e fali atë dhe e përdor për interesat e veta.