“Liri a vdekje” Meta: Rama skizofrene pjellë bastarde, organizoi grushtin, do t’i tregohet vendi!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh nga foltorja e protestës së Rama ka bërë një veprim bastard lidhur me goditjen e Berishës me grusht.

Ai tha se Rama është një anti-shqiptar, skizofren dhe kriminel që do të shpopullojë Shqipërinë me anë të largimit të shqiptarëve.

Meta: Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!