Marrëveshja e Roming, Balluku: Ndryshime pozitive, çmime më të lira e tarifa të larmishme
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se marrëveshja e Roming e firmosur sot do të ketë një impakt pozitiv vitin e ardhshëm.
Belinda Balluku: Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.
Është frut i këtij bashkëpunimi të konsoliduar edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nisur nga korriku i vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve.
Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastkturën telefonike.
Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të ardshshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive. Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit.