Rëndësia e Samitit në ‘pellgun’ tonë, prioritet i Tiranës zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor
Për herë të parë samiti i Bashkimit Evropian mbahet në një vend jo anëtar të unionit. Krahas sfidave aktuale që po përjeton kontinenti, kryetema do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që edhe presidenca çeke e BE-së e ka vendosur zgjerimin në krye të prioriteteve të saj.
Për herë të parë 27 liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, krerët e BE-së dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në një shtet jashtë unionit evropian.
E duket se vendimi për ta realizuar atë në një shtet jo anëtar do të ketë pak kosto, për shkak të protestës së opozitës.
Takimet e rëndësishme të unionit, apo grupeve më të industrializuara të globit shpesh herë janë përballur me manifestime, por ato kanë qenë sporadike.
Por le të rikthehemi tek tema kryesore e ardhjes së BE-së në Shqipëri.
Lufta në Ukrainë e ka vendosur zgjerimin e Bashkimit Evropian në krye të agjendës së punës së unionit.
Samiti i fundit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në qershor të këtij viti.
Një muaj më vonë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociatat me Brukselin.
Në 1 korrik Çekia mori kryesimin gjashtë mujor të presidencës së BE-së.
Praga zyrtare e vendosi zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në prioritetet e saj kryesore.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë premtime të shpeshta për anëtarësim në BE, por përparimi i tyre ka ngecur vitet e fundit.
Unioni evropian ka pranuar për herë të fundit një anëtar të ri Kroacinë e cila gjendet gjithashtu në Ballkan në vitin 2013.
Përpara kësaj unionit iu bashkuan Bullgaria e Rumania në vitin 2007.
Kosova ka filluar vetëm hapin e parë, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa pritet të aplikojë zyrtarisht për t’u bërë anëtare e BE-së.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

