Më 11 dhjetor balotazhi mes Alimehmetit dhe Këlliçit, kandidatët bëhen gati për përballjen me Veliajn

Të dielën e 11 dhjetorit demokratët e kryeqytetit do të zgjedhin mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit njeriun që do të përballet me Erion Veliajn në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm. Kjo pasi kandidatët në këto primare nuk arritën të merrnin votat e nevojshme për ta shmangur balotazhin në garën e kësaj të dieleje.

Primaret e Partise Demokratike për kadidatin e zgjedhjeve lokale në Tiranën do të përcaktohen më 11 dhjetor.

Kjo pasi gara e së dielës nuk nxori një fitues, kështu qe dy kandidatët që morën më shumë vota, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të përballen në balotazh.

Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike raportoi lidhur me rezultatin paraprak në Tiranë.

"Numri total i votuesëve për primaret në Tiranë është 8470", tha ajo.

Më herët gjatë ditës së hënë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale dhe vetë protagonstët e garës.

Kandidati që mori më shumë vota nga demokratët e kryeqytetit Belind Këlliçi ndërsa falënderoi ata që e votuan, tha se votat që mori e inkurajojnë të mos e ndalojë punën. Ai shpreh respektin e tij edhe për kandidatët e tjerë dhe bën thirrje për të ecur përpara.

Këlliçi ndiqet në listë nga kandidati Ilir Alimehmeti, i cili pas përfundimit të numërimit ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe ata që e votuan.

Pas rezultatit të së dielës edhe kandidatët e tjerë që morën më pak vota se Këllicci dhe ALimehmeti pranuan verdiktin e demokratëve. Julian Deda, i cili mori vetëm 157 vota në këto primare, shprehu mirënjohjen, ndërsa shtoi se nuk ka rëndësi numri, pasi janë vota pa interes.

Ndërsa Adriana Kalaja, një nga 7 kandidatët e PD-së në primaret për Tiranën shprehu gadishmërinë për të mbështetur Belind Këlliçin dhe i bëri thirrje Ilir Alimehmetit të pranojë humbjen e të tërhiqet nga balotazhi.