Opozita shpërfill “shtetrrethimin”, Berisha: E pafalshme nëse s'dalim në protestën më të madhe në histori

Partia Demokratike refuzon çdo thirrje apo paralajmërim të qeverisë  dhe shprehet e vendosur se paraditen e së martës kur në Tiranë do të zbarkojnë të gjithë liderët e Evropës ajo do të  jetë në shesh, në protestë kundër regjimit të Edi Ramës, siç e cilëson ajo. Kryedemokrati Berisha nga selia blu u bëri sërish thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm mesditën e së martë në protestën më të fuqishme opozitare.

Për opozitën dalja të martën në shesh në protestë kundër Edi ramës dhe qeverisë së tij është në fakt një akt I m,brojtjes së vlerave evropiane nga populli shqiptar.

Nga foltorja e Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, u bëri sërish thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm mesditën e së martë në protestë.

 “Nesër populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, bashkohet nesër në shesh me ne, për t’i dëshmuar, lidershipit evropian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Rama,” tha Berisha.

Berisha, u tha demokratëve dhe shqiptarëve se do ishte e pafalshme nëse nuk dalin në protestën më të madhe në historinë e vendit.

“Të dashur opozitarë dhe opozitare, nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj,” tha Berisha.

Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi një ditë përpara samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, se ky samit është një mbështetje e fuqishme për PD-në dhe opozitën.

Poll