Meta: Shumë urime për Primaret, nesër të gjithë bashkë në Bulevard në mbrojtje të demokracisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur rezultatet e primareve të PD-së si një proces transparent dhe në interes të demokratëve.

Ai shton se ky është një hap para dhe se nesër të gjithë duhet të bëhen bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

Meta: Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

Poll