Mbyllen Primaret e PD-së në disa qytete të vendit, nis numërimi i votave demokrate

Është mbyllur votimi në disa qendra të vendit për Primaret në PD-së, teksa ka mbaruar edhe orari zyrtari i këtij procesi.

Kështu është mbyllur procesi i votimit në Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan e Skrapar, Sarandë dhe Konispol, ndërsa tashmë pritet numërimi.

Mbyllet procesi edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër. Po ashtu edhe në Delvinë u mbyll procesi. Pjesëmarrja në votim ka qenë rreth 51 për qind.

Mbyllet procesi i Primareve edhe në Bashkinë e Memaliajit. Komisioni pas numërimit të votave, ka konfirmuar fitues Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.

Në Lezhë procesi i votimit vijon ende, pasi ka serish anëtarë dhe simpatizant ë partisë demokratike që presin për të votuar.

Qendra e votimit do të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00, duke qene se procesi i votimit në mëngjes nisi me shume se 60 minuta me vonesë. Ndërsa ne Mirdite dhe Kurbin procesi i votimit është mbyllur dhe pritet te nise numërimi i votave.

Mbyllet procesi i votimit dhe nis numërimi në Bashkinë Shkodër.

Në Shkodër votuan rreth 1400 anëtarë, në Vau Dejës votuan 856 anëtarë, në Pukë votuan 560 anëtarë, në Fushë Arrëz 550 anëtarë,.

Po ashtu, mbyllet procesi i votimit te primareve në Lushnje dhe në Divjakë.

Në Lushnje votuan 1200, në Divjake votuan rreth 1400.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.