Gjithçka ndodhi gabimisht, burri humbet gjithë pasurinë e shtëpisë përfshirë hirin e të atit

Një burrë humbi të gjitha gjërat e tij, duke përfshirë hirin e të atit, kur gjithë ç’kishte brenda shtëpisë së tij u hodh jashtë pas një ngatërrese të ndodhur.

Warren Dodds, 29 vjeç, një ditë nuk ndodhej në shtëpi por  kur u kthye në banesën e tij në Newcastle për ta parë atë të zhveshur dhe të gjitha gjërat e tij të zhdukura.

Kontraktorët që punonin për shoqatën e banesave kishin boshatisur banesën e gabuar.

Bernicia Homes ka kërkuar falje për "ndikimin shkatërrues" që gabimisht i kishte shkaktuar Dodds.

Përveç hirit të babait të tij, Dodds ka humbur orën e babait të tij, stolitë e tij dhe fotografitë e familjes.

Dodds babai i të cilit vdiq nëntë vjet më parë, tha: "Është shkatërruese, jam shumë i mërzitur. Të gjitha fotografitë dhe kujtimet e babait tim janë zhdukur dhe nuk do t'i kthej kurrë. Është shkatërruar e gjitha."