Kuvend Kosovë-Shqipëri, Nikolla: Sfidat e Shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta

Nga foltorja e Kuvendit të shqiëpri, kryetarja e këtij institucioni Lindita Nikolla mbajti e para fjalën në seancën e përbashkët parlamentare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajo tha se në 6 dhjetor Tirana do jetë kryeqyteti i Evropës ku do të mblidhen krerët e 27 vendeve anëtare se sfidat e Shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta.

Ajo shtoi se shtetet tona sa më shumë të koordinohen aq më shpejt përparon bashkësia shqiptare në Ballkan.

Nikolla: Historia nuk është vetëm rrëfim por edhe një shkollë që na sjell idetë triumfuese prej të cilave duhet të marrim mësim. Mënyra e të menduarit e shqiptarëve duhet të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeostrategjik. Sfidat e Shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Në 6 dhjetor Tirana do jetë kryeqyteti i Evropës ku do të mblidhen krerët e 27 vendeve anëtare.

Shtetet tona sa më shumë të koordinohen aq më shpejt përparon bashkësia shqiptare në Ballkan. Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Dy kuvendet tona duhet të japin kontributet e tyre në fushën e legjislacionit.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shumeShqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera