Konjufca: 28 nëntori në zemrat tona, Serbi e lidhur me Rusinë, po na lufton nga brenda e jashtë

Nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalën e tij tha se 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive të shqiptarëve.

Ai tha se Lufta çlirimtare e largoi okupatorin serb dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç lidhja e Prizrenit 1 shekull më parë i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Konjufca shtoi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE.

Ai theksoi se Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë dhe se ajo po lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri.

Konjufca: 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive, por edhe aspiratat përbashkëta, mund e përpjekjet për liri. Kjo ditë e ka simbolin për të na i mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara. 28 nëntori është i shqip po aq sa është i Kosovës meqë është si gjithë shqiptarëve. Në këtë ditë lindi edhe heroi i madh Adem Jashari i cili duke luftuar për komb e atdhe u sakrifikuan me familjarë e me bashkëfshatarë në Prekazin legjendar. Lufta çlirimtare e largoi okupatorin serb dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç lidhja  e Prizrenit 1 shekull më parë i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Meqë në zemrën e tyre e kishin 28 nëntorin. Kur ishim të shtypur, e jetonim në terrin jugosllav, popullin tonë të pamposhtur e mbajti.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë, dy ngjarje të rënd e kanë hapur kapitullin e mundësive të mëdha për kombin tonë, demokracia në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA. Përvoja na ka mësuar ne shqiptarëve që. Bota është më e pasigurt se dje, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë.

Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera