Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kuvendi anashkalon PD-në e Berishës, i jep fjalën vetëm Alibeajt

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë është duke zhvilluar një mbledhje të përbashkët me atë të Kosovës.

Në hyrje të kuvendit janë vënë ngjarje historike që sollën pavarësinë e kombit shqiptar ndërkohë që deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë u shpjegohen përciptazi ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar.

Mbledhja e deputetëve të të dy shteteve ka nisur në  orën 10:00 dhe do të ketë fjalimi nga deputetët dhe kryeministrat përkatës.

E para që ka folur ka qenë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërkohë që ajo është ndjekur nga fjala e Glauk Konjufcës.

Nga ana tjetër, pas tyre do të flasin kryeministri Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurtin.

Mes folësve janë ministrave dhe krerë grupet parlamentare nga të dyja shtetet, por vihet re që kuvendi ka shpërfillur grupin e Berishës në PD dhe ka vënë Alibeajn si folës.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shumeShqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kuvendi anashkalon