Berisha jashtë Kuvendit: Të vendoset edhe një stende e zezë me tradhtarët Rama dhe Enver Hoxha
Jashtë hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të këtij institucioni.
Por përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, Berisha nuk harroi pa bërë akuza ndaj kryeministrit Rama.
Ai tha se përpos stendave me ngjarjet historike, duhet të ishte edhe një stendë e zezë me figurat anti-kombëtare duke përmendur Ramën dhe Enver Hoxhës.
Berisha: Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është, me gjithë dritëhijet.
Sot në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë është duke u u mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
