Policia s’lejoi protestën, reagon Balliu: Europianët më të sigurt mes protestuesve se në krah të Ramoviçit

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu,  për mes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka lejur lidhur me mosdhënien leje nga ana e policisë për organizimin e protestës së opozitës me datë 6 dhjetor, ditë kur liderat e BE do të jenë në Tiranë.

Ai e quan këtë vendim si një “degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë”.

Postimi i plotë:

Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit.

Degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë.

Militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

Policia e pushtetit sot është mbushur me individë që nuk kanë lidhje me Policinë, nga trafikantë, antarë bandash e deri tek hajdutët e fundit tek Liqeni Artificial, të cilët u raportuan në media se grabisnin të rinjtë në këtë zonë.

Të sigurtë të jemi të gjithë se këta banditë me uniformë nuk mund të garantojnë sigurinë e lidereve të BE që vijnë në Tiranë.

Por duhet të jemi të qartë gjithashtu se këta janë të emëruarit e partisë dhe nuk përfaqësojnë çdo efektiv të Policisë.

Në Policinë e Shtetit ka shumë efektivë të ndershëm që ndihen të turpëruar nga këta pseudo policë të Edi Ramës.

Kriminalizimi i policisë është një nga krimet më të mëdha që i është bërë shtetit shqiptar, duke shkatërruar rendin dhe sigurinë publike.

Ndaj me 6 Dhjetor ne do të protestojmë për të mbrojtur Policinë e Shteti, rendin dhe sigurinë publike e padiskutim dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë që do të jenë në Tiranë.

Por një gjë është e sigurtë se partnerët tanë Europianë janë më të sigurtë në protestën me pro europiane se sa në krah me Edvinoviçin.

Me Edi Ramën Shqipëria dhe Policia është në rrezik.