Dy lagje në Vlorë nuk kanë rrugë ku të kalojnë, banorët: Jemi të bllokuar, nuk shkojmë dot as në spital
Një projekt në qendër të Vlorës, ka sjellë bllokimin e rrugës kryesore të dy lagjeve atje. Rrugët hyrëse dhe dalëse janë bllokuar, ndërsa banorët thonë se për të shkuar në qendër të qytetit dhe në spital, duhet të bëjnë disa kilometra rrugë pasi nuk kanë se ku të kalojnë.
Projekti për rikonstruksionin e sheshit përpara bashkisë së Vlorës penalizon dy prej lagjeve të qytetit.
Prej projektit në fjalë lagjet “Lirim” dhe “Kushtrim” janë tashmë pa segmentin rrugor ekzistuese ku kalonin automjetet e cila i lidhë me qytetin por edhe spitalin rajonal të Vlorës.
Banorët e këtyre dy lagjeve tregojnë se për të shkuar në shtëpitë e tyre me automjet duhet të përshkruajnë një distancë më të madhe duke ngecur shpesh herë edhe në trafik.
“Kam hallin dhe të ne pleqve se ku do të rrimë. Të vështrë e kemi kalimin me makinë.”
Edhe për rastet e emergjencës ambulancat kalojnë rreth e qark qyteti vetëm për të mbërritur në zonë duke mos ofruar ndihmën në kohë.
“Nuk kanë ku kalojnë mjetet. Shumë e vështirë është prandaj duhet të rregullohet rruga sa më shpejt.”
Sipas banorëve askush nuk ka asnjë informacion se nga duhet të kalojnë dhe sesi do funksionojë qarkullimi pas përfundimit të projektit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
