Arrestohet në Rinas turku në kërkim ndërkombëtar për menaxhim të një grupi kriminal
Është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.
“Është kapur dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë”, njofton policia.
I arrestuari rezulton i dënuar më parë në Gjermani.
Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
