Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Banushi: Më 19 dhjetor emri i ri

Emri i ri drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të mësohet në fillim të muajit dhjetor. KLP  është duke verifikuar dokumentacionin e tre kandidatëve që kanë shprehur interesin.

Në një intervistë për RTV Ora gazetarja Keti Banushi foli më tepër rreth zgjedhjes së kreut të këtij institucioni.

Kur do të kemi një emër për SPAK?

Keti Banushi: 19 dhjetori do të ketë një emër të ri për kreun e SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë mund të bëjë më 16 intervistimet, Edvin Kondili, Altin Dumani, Adnand Xholi. Kjanë 3 emra të njohur që kanë pasur në duar dosje të rëndësishme. Kreu i SPAK është me një madat 3 vjeçar dhe nuk kanë të drejtë zgjedhjeje.

Cilat janë dosjet më të veçantë në proces?

Keti Banushi: Dosjet e korrupsionit janë ato që dhe opinion publik është në pritje. Shpejt mund të presim përfundimin e dosjes për sterilizimin. Këtë dosje e ka Kondili që pritet të japë një këtë dosje.  Incineratori i Tiranës është në fazat e verifikimeve, dosja e Gërdecit, dosja e Dumanit pra janë një serë dosjesh që presin një vendim. Dhe dosjet për akuza ndaj politikanëve janë në veprim.