Rama: Përmbytjet para 10 vitesh ishin faji i robit në qeveri, tani i kohës së mbrapshtuar

Kryeministri Edi Rama ka shkruan në Facebook se pse ka akoma përmbytje akoma pas 10 vitesh në pushtet të qeverisë së tij.

Sipas tij, 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri.

Ai shton se sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që përjeton e tërë bota, duan s’duan ata që s’duan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë.

Rama: Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që përjeton e tërë bota, duan s’duan ata që s’duan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë. *për cinikët dhe ironikët faktet bashkëngjitur:

Rama: Përmbytjet para 10 vitesh ishin faji i robit në qeveri, tani i